Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Salihu (GAP): 59.5 për qind të mjeteve për investime kapitale janë ndarë për komunat që udhëhiqen nga VV (VIDEO)

NULL NULL
19.12.2023 22:08
Salihu Rubikon

Ndarja e mjeteve nga ana e Qeverisë së Kosovës për investime kapitale në komuna, po cilësohet diskriminuese nga ana e kryetarëve që përfaqësojnë partitë opozitare.

Ata kanë thënë se shumica e parave që i ka ndarë qeveria, kanë shkuar në drejtim të komunave që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas analistit të politikave në Institutin GAP, Bekim Salihu, mbi 59 për qind e mjeteve kanë shkuar në Podujevë, Shtime, Kamenicë dhe Gjilan.

“Tek kjo tabela që po pasqyrohet, këtu janë 21.8 milionë euro, afro 60 për qind shkojnë tek komunat e udhëhequra nga VV-ja, apo 13. 8 milionë euro. Këto janë projektet e reja kapitale. Lidhur me këtë nuk ka pasur ndonjë arsye. Kjo është në diskrecionin e ministrive se kah po duan t’i orientojnë këto mjete”, tha Salihu në Rubikon të Klan Kosovës.

lajme të ngjashme