Sali Berisha shkon për herë të parë në SPAK NULL NULL 23.01.2024 10:11 23.01.2024 10:11 Foto: Reuters Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, do të paraqitet për herë të parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për t’u marrë në pyetje sa i takon aferës së ish-klubit sportiv “Partizani”. Ai ka dalë nga banesa e tij i shoqëruar nga forca policie, por i buzëqeshur duke thënë një fjali të vetme: “Beteja pa kthim vazhdon!” Berisha ndodhet në arrest shtëpiak që prej 30 Dhjetorit. Nuk dihet ende nëse ai do pranojë të shkojë në SPAK, pasi në kohën kur i ishte caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” nuk e zbatoi asnjëherë duke e cilësuar vendimin e gjykatës si antikushtetues. Kryedemokrati akuzohet për “korrupsion pasiv” lidhur me aferën, për të cilën u prangos edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Ky i fundit është nën hetim për pastrim parash./Klankosova.tv