Salah: Kjo mund të jetë ndeshja ime e fundit ndaj Cityt NULL NULL 02.12.2024 11:52 02.12.2024 11:52 Mohamed Salah Mohamed Salah ende nuk e ka rinovuar kontratën e tij me Liverpoolin, kësisoj duke lënë të hapura spekulimet për të ardhmen e tij. Pas fitores së Liverpoolit ndaj Manchester Cityt në “Anfield,” Salah bëri një deklaratë lidhur me situatën e tij. “Sinqerisht, është diçka që më rri në mendje. Deri tani, kjo mund të jetë ndeshja ime e fundit ndaj Cityt me fanellën e Liverpoolit, prandaj thjesht desha ta shijoja,” tha Salah për “Sky.” Ai shtoi: “Do të shijoj çdo sekondë këtu. Shpresojmë që ta fitojmë kampionatin dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë.” Fati i Salah te Liverpooli mbetet ende i paqartë, ndërsa tifozët shpresojnë për një zgjidhje pozitive.\Klankosova.tv. 🚨❗️ Mo Salah on his contract situation: “Honestly… it’s in my head. Until now this is the last Man City game I will play for Liverpool, so I was just going to enjoy it”. “I will enjoy every second here. Hopefully we just win the league and will see what will happen”, told Sky. pic.twitter.com/CAvO7WuL5a — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 1, 2024 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.