Salah dominon Premier Ligën me tre trofe në sezon NULL NULL 25.05.2025 21:34 25.05.2025 21:34 Ylli egjiptian i Liverpool-it, Mohamed Salah, është bërë lojtari i parë në historinë e Premier League që fiton tre çmime madhore në të njëjtën sezon: Premier League Player of the Season, Golden Boot (golashënuesi më i mirë), dhe Playmaker Award (asistuesi më i mirë), transmeton klankosova.tv. Kjo po konsiderohet një arritje e jashtëzakonshme që konfirmon dominimin e tij në elitën e futbollit anglez. Mbi këtë rezultat Mo Salah dha edhe një koment për Skysport: “Është e jashtëzakonshme”. ”Herën e fundit nuk patëm mundësinë ta ngremë trofeun përpara tifozëve në Kop [tribunë në stadiumin e Liverpool-it, “Anfield”], ndërsa sot e kemi këtë mundësi”. “Është një ndjenjë e pabesueshme. Për këtë klub është diçka fantastike. Të fitosh titullin e dytë me tifozët në Anfield, veçanërisht në ndeshjen me Spurs, ku u sigurua titulli, mund ta shohësh se çfarë do të thotë” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.