Saksofonisti Guga tregon se si ky instrument e zgjodhi vet atë NULL NULL 23.06.2024 11:37 23.06.2024 11:37 Shija e Anës, Keli Guga Edhe sot te emisioni Shija e Anës mbretëroi energji pozitive, intervistë e realizim i emisionit super spontat, ku u transmetua episodi i radhës nga cikli “Shija e Anës n’Deti”. Për dallim nga herë të tjera, studioja e emisionit kësaj radhe ishte plazhi, ku e gjithë intervista u realizua këmbëzbathur në rërë. Me një mot me diell, e me zhurmën e dallgëve, artisti Keli Guga i shtoi edhe tingujt tjerë me saksofonin e tij, ku do ta bënte ende më magjik këtë emision. Ai iu përgjigj shumë pyetjeve, ndër to edhe lidhur me instrumentin e tij të zemrës, “Saksofonin”. Ndër të tjerash ai tha, “unë nuk e zgjodha atë, ai më zgjodhi mua”. Për më tepër ndiqeni intervistën në linkun më poshtë.