Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sahit Muja: Kosova është një thesar sa i përket mineraleve

NULL NULL
25.08.2016 23:48

I ftuar në emisionin Ballë për Ballë në Klan Kosova ishte biznesmeni Sahit Muja. Muja ka theksuar se është i interesuar për zhvillimin e fushës minerale në Kosovë.

“Jemi jashtëzakonisht të interesuar ne dhe parnerët tanë në Amerikë dhe në vendet e perëndimit për zhvillimin e fushës minerale në Kosovë”.

“Qëllimi ynë është zhvillimi i fushës minerale në Kosovë e cila përmban asete jashtëzakonisht të mëdha për të ngritur mirëqenien e popullit të Kosovës”.

“Fusha minerale është një fushë që po ushtron një aktivitet që 20 vjet dhe po synojmë që të investojmë edhe në Kosovë”.

“Jemi në negocim me pjesëtarët e qeverisë në disa zona minerale kryesisht zonat e zinkut, argjendit dhe arit dhe në afërsi të zonave të Trepçës”.

Muja thotë se akoma nuk ka kushte për kompanitë private që të investojnë në Kosovë.

“Akoma disa asete të Kosovës janë asete që akoma nuk ka dalur ligji i mirëfilltë por janë disa zona tjera që kemi shprehur interesin”.

“Gjithashtu po presim një ligj të mirëfilltë nëqoftëse i jepet mundësi privatit të investojnë në Trepçë dhe kemi pasur mundësi që të gjejmë rreth dy miliardë dollarë në kesh për të investuar në Amerikë”.

Sipas Mujës, Kosova është një thesar sa i përket mineraleve.

“Ka 20 vjet që merrem me biznesin e kësaj fushe, gjithashtu kemi studiuar me ekspertët më të mirë në botë”.

“Të gjitha hulumtimet që janë bërë në kohën e ish-Jugosllavisë në Kosovë e cila sqaron dhe pasqyron shumë bindshëm që Kosova është një ndër vendet më të pasura të Evropës sa i përket mineraleve si plumbi, ari, argjendi dhe ka minerale të rralla”.

“Kosova është një thesar është një tokë shumë e pasur në këtë fushë”.

“Faza e parë është diku rreth 50 milionë dollarë ku kemi vendosur që të investojmë në eksplorimin e disa zonave minerale të Kosovës”.

“Ne jemi një kompani që kemi bërë biznes tash e 20 vite dhe eksperiencën tonë e kemi pasqyruar në Shqipëri”.

“Nga ana financiare bashkëpunojmë me grupen më të mëdha financiarë në botë dhe kemi marrëdhënie të mira me politikanët në Amerikë dhe në Evropë e në Azi”.

“Shqipëria ka rezerva më të mëdha të kromit në botë”.

“Ndërsa në Kosovë problemi është se nuk i jepet mundësi privatit të investojnë në këto asete”.

“Trepça sipas ekspertëve amerikanë qe janë të gatshëm të investojnë  për një pesë vjeçar dy milionë dollarë investim do të krijojnë një mundësi të jashtëzakonshme ringritje”.

 

 

 

 

lajme të ngjashme