Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Saga e pronës në Ortakoll: Gjykata sërish në favor të serbit, paralajmërohen padi të reja (VIDEO)

NULL NULL
12.03.2026 19:39

Kontesti shumëvjeçar për një pronë në lagjen Ortakoll të Prizrenit vazhdon edhe pas vendimit të fundit të Gjykatës Themelore në Prizren, e cila për herë të tretë ka vendosur në favor të serbit, Zoran Gariq.

Në këtë rast janë të përfshirë tre persona: Zoran Gariq, Faim Hoti dhe Engjull Qollaku të cilët pretendojnë të drejta mbi të njëjtën pronë, raporton Kiks Kosova.

Gariq konsiderohet pronar i tokës që nga vitet ’90, ndërsa dy prizrenas pretendojnë se e kanë blerë atë në periudha të ndryshme.

Faim Hoti thotë se ngastrën e ka blerë përmes ish-drejtorit të Kadastrit të asaj kohe, Kadri Ukimeri, ndërsa Engjull Qollaku pretendon se pronën e ka blerë menjëherë pas luftës nga vetë Gariqi, me ndërmjetësimin e Adem Nrecajt.

Gjykata Themelore në Prizren më 16 shkurt 2026 ka aprovuar kërkesëpadinë e Gariqit dhe ka obliguar Hotin që brenda 15 ditësh nga pranimi i aktgjykimit ta lirojë pronën dhe t’ia dorëzojë atë paditësit.

Po ashtu, gjykata ka refuzuar si të pabazuar kundërpadinë e Hotit, me të cilën ai kërkonte të njihej si pronar i ngastrës.

Rasti ka qenë disa herë në rigjykim, pasi Gjykata e Apelit kishte rrëzuar dy aktgjykime të mëparshme të shkallës së parë.

Pas vendimit të fundit, pala e Gariqit paralajmëron edhe hapa të rinj ligjorë.

Derisa mbrojtësi i të paditurit ka treguar se kanë parashtruar ankesë nga aktgjykimi të Themelores.

Ky rast është trajtuar nga Kiks Kosova, kronikat e të cilit mund t’i gjeni në vijim:

lajme të ngjashme