Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sadriu takohet me Biden: Kosova do të ishte e nderuar me një vizitë të familjes presidenciale

NULL NULL
22.09.2023 19:55

Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, është takuar me Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden, të cilës ia shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e ShBA-vë ndaj Kosovës.

Gjatë takimit mes Sadriut e Bidenit u konfirmua edhe lidhja e veçantë që familja Biden e ka me Kosovën.

“Ndërsa të dyja palët kanë diskutuar edhe për mundësitë për fuqizim akoma më të thellë të raporteve ndërmjet dy vendeve. Me këtë rast, Zotëria i parë e ka theksuar edhe njëherë se Kosova do të ishte e nderuar me një vizitë të familjes presidenciale në të ardhmen e afërt”, thuhet në njoftimin e presidencës, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, bëhet e ditur se Sadriu është takuar edhe me Zonjat e Para dhe zyrtarë nga vendet mike të Kosovës, por edhe ato që ende s’e kanë njohur Kosovën.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.