Sadri Ferati: Duhet të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese NULL NULL 16.12.2015 18:35 16.12.2015 18:35 Të ftuar në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës sonte janë, Ahmet Isufi – nënkryetar i AAK-së si dhe Sadri Ferati – deputet i LDK-së. Me ta është duke u diskutuar për refuzimin nga BE-ja dhe krizën politike. Ferati është shprehur se fjalimi vjetor i Presidentës që do të mbahet nesër nuk duhet të ndalohet nga opozita. “Presidentja duhet të konsiderohet jashtë këtij kontesti, dhe kish me qenë gabim akoma më i madh”. Sipas tij vendimi më i mirë që mund të bëjë opozita është që të pres vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Rruga më e mirë për të gjithë kishte me qenë duke e pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse është organi kompetent gjithashtu edhe të pritet vendimi i ekspertëve”. “Është mirë që opozita të tregoj a po i pengon funksionimi i institucioneve apo këto dy çështje”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025