Sa proteina duhet të merrni çdo ditë? NULL NULL 17.09.2021 21:06 17.09.2021 21:06 Proteinat janë thelbësore dhe të nevojshme për organizmin e njeriut. Ushqimet e pasura me proteina përfshijnë mishin, peshkun, vezët dhe produktet e qumështit, ndërsa ushqimet bimore të pasura me proteina janë kryesisht fasulet, arrat dhe drithërat. Sasia ideale e proteinave që duhet të konsumohet çdo ditë është disi e pasigurt. Rekomandimi zakonisht është 56 gram në ditë për burrat dhe 46 gram në ditë për gratë, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv. Doza e rekomanduar ditore bazuar në peshën është 0.8 gram për kilogram të peshës trupore. Përqindja e bazuar në kalori është për një të rritur aktiv, rreth 10 përqind e kalorive duhet të vijnë nga proteina. Kushtojini më shumë vëmendje llojit të proteinave në dietë sesa sasisë, për shembull, zvogëloni konsumin e mishit të kuq dhe shtoni konsumin e salmonit, kosit ose fasuleve. Proteina zakonisht përdoret nga trupi për riparimin dhe ndërtimin e muskujve, organeve dhe eshtrave. Sidoqoftë, nëse konsumohet një tepricë e proteinave, ajo mund të fillojë të ruhet në trup si yndyrë dhe mund të çojë në shtim të peshës, ndërkaq një dietë e pasur me proteina me kufizime në karbohidratet është zakonisht e ulët në fibra, të cilat mund të çojnë në kapsllëk. Gjithashtu, ushqimi me një sasi të lartë të proteinave në formën e mishit mund të çojë edhe në diarre.