Dalin rezultatet, VITA: 100% qumësht NULL NULL 06.07.2026 20:18 06.07.2026 20:18 Qumështorja Vita ka njoftuar se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka dalë me rezultatet e analizave për mostrat e produkteve të qumëmshtit, që inspektorët i kanë marrë ditë më parë. Në një njoftim në rrjetin social Facebook, nga qumështorja Vita kanë thënë se analizat kanë dalë 100%. “Pas përfundimit të protestës që u zhvillua nga fermerët, sot më datë (06.07.2026), AUVK na ka përcjellur një email i cili përmbanë rezultatet e mostrave të produkteve të qumështit VITA nëpërmjet të cilave rezulton se produktet e qumështit Vita nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe nuk përmbajnë vaj palme.”, thuhet në njoftim. Në njoftim janë dhënë detaje edhe nga diskutimet e sotme që përfaqësues të qumështores Vita, fermerë kanë pasur me ministrin në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja. “Në anën tjetër, gjatë takimit të sotëm ndërmjet përfaqësuesve të fermerëve, ministrit dhe përfaqësuesit e qumështores Vita, ne si Qumështore Vita u dakorduam që të vazhdojë përkohësisht mbledhja e qumështit nga fermerët, ku këtë vendim e kemi marrë për hirë të fermerëve dhe për shkak se Ministri Muja premtoi se rezultatet e analizave të mostrave të marra më datë 02.07.2026 do të publikohen jo më largë se 13.07.2026, ku deri më këtë datë, Vita do të vazhdojë mbledhjen e qumështit. Si gjithmonë, Qumështorja Vita së bashku me fermerët kemi qenë dhe jemi përkrahë konsumatorëve, duke i’u ofruar kualitet dhe cilësië të produkteve tona. I falemnderojmë konsumatorët tanë për besimin dhe ju sigurojmë që do të vazhdojmë të jemi përkrah jush, siq kemi qenë tash e 23 vite.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv