Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sa përdoren 27 vagonët e trenave të Kosovës?

NULL NULL
31.01.2017 13:03

Interesimi i qytetarëve të Kosovës për ta shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ka rënë dukshëm.

Kjo është bërë e ditur në raportin  “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit” të Agjencisë së Statistikave të Kosovës ku për tremujorin e katërt të vitit të shkuar numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është 64 mijë, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2016,me ç`rast  numri i udhëtarëve është ulur për 8.80%.

“Transporti i mallrave me tren, në tremujorin e katërt të vitit 2016, është 133 mijë tonë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2015) ka pasur ulje për 15.80%”, bën të ditur AKS.

Sipas kësaj agjencie, Kosova ka gjithsej 333 kilometra binarë hekurudhorë për transport dhe 110 binarë hekurudhorë privatë. Ndërsa, qarkullojnë 8 lokomotiva disel, të cilat bartin 27 vagonë: 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme