Sa i nevojshëm është kremi për duar? NULL NULL 10.11.2017 23:00 10.11.2017 23:00 Duart janë pjesa e parë e trupit që fillon plakjen. Lëkura e tyre humb shkëlqimin rreth pesë herë më shpejt se ajo e fytyrës, apo dhjetë herë më shumë se pjesa tjetër e trupit. Kështu që bëni rregull vetes që të paktën kur të përfundoni të gjitha punët e ditës para se të flini t’i lyeni duart me krem, edhe pse dermatologët rekomandojnë që këtë veprim ta bëni disa herë gjatë ditës. E në treg kemi shumë mundësi prej të cilave duhet të bëni zgjedhje. Që t’ju ndihmojnë në përzgjedhjen tuaj duhet të keni parasysh që të jenë kundër plakjes, hidratues e ushqyes.