Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rutte pas takimit me Zelenskyn: Bota jonë e lidhur ngushtë, njëjtë edhe siguria

NULL NULL
nga Liridona Gashi 17.10.2024 19:38

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se aleanca që ai e drejton është duke punuar me Ukrainën, dhe është duke e afruar atë gjithnjë e më shumë.

Në konferencën e tij të sotme të përbashkët me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ai tha se NATO poashtu është duke punuar me partnerë të tjerë për të forcuar sigurinë për të gjithë.

“Lufta në Ukrainë ka treguar se paqëndrueshmëria në Evropë mund të ketë pasoja të mëdha në mbarë botën. Dhe se vendet mijëra milje larg – aq larg sa Irani, Kina dhe madje edhe Koreja e Veriut – mund të prishin sigurinë tuaj”.

“Bota jonë është e lidhur ngushtë – dhe po ashtu edhe siguria jonë. Kina është bërë një nxitës vendimtar i luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Dhe nuk mund të vazhdojë të ushqejë konfliktin më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore pa ndikuar në interesat dhe reputacionin e saj. Irani dhe Koreja e Veriut po ushqejnë Rusinë me raketa dhe drone në këmbim të mbështetjes për industritë e tyre ushtarake”.

“Pra, ne duhet të jemi të qartë në vlerësimin tonë të sfidave me të cilat përballemi. Dhe ne duhet të punojmë me partnerët tanë me mendje të njëjtë për të adresuar sfidat tona të përbashkëta dhe për të mbështetur vlerat tona të përbashkëta”, ka thënë Rutte.

Ndër tjera, ai tha se sot diskutuan për mbështetjen për Ukrainën, mbrojtjen kibernetike, kundërshtimin e dezinformatave, dhe për teknologjitë e reja, duke përfshirë inteligjencën artificiale. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme