Russell Westbrook “Macë e Zezë” për LA Clippers NULL NULL nga Endrit Zogaj 03.03.2023 08:08 nga Endrit Zogaj 03.03.2023 08:08 Los Angeles Clippers e ka pranuar humbjes e katërt rresht në NBA. Kësaj radhe, Clippers u mposht nga kampioni në fuqi, Golden State Warriors, me rezultat të thellë 115-91 në “Chase Center”. Në fakt, që nga ardhja e Russell Westbrook, La Clippers nuk ka arritur ta shijoi ende një fitore, madje ndodhi e kundërta duke pësuar katër humbje një pas një. Me 24 pikë, 4 kërcime dhe 3 asistime, Jordan Poole ishte më i dalluari në fitoren e thellë të “Luftëtarëve”, kurse për Clippers u dallua Kawhi Leonard me 21 pikë të realizuara. Spektakël dhuroi palestra “American Airlines Center”. Aty, Dallas Mavericks triumfoi përballë Philadelphia 76ers me 7 pikë epërsi, 133-126. Prej 133 pikëve, 82 prej tyre i rezualizuan dyshja Luka Doncic dhe Kyrie Irving. I pari shënoi 42 pikë, 12 asistime dhe 4 kërcime, ndërsa i dyti 40 pikë, 4 kërcime dhe 6 asistime. Në mengjesin e së premtes u zhvilluan edhe dy ndeshje tjera në NBA. Washington Wizards 119 – 108 Toronto Raptors San Antonio Spurs 110 – 99 Indiana Pacers