Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rusia po përgatitet për fazën tjetër të ofensivës, thotë Ukraina

NULL NULL
17.07.2022 13:11

Rusia po përgatitet për fazën tjetër të ofensivës së saj në Ukrainë, tha një zyrtar ushtarak ukrainas, pasi Moska tha se forcat e saj do të rrisin operacionet ushtarake në “të gjitha zonat operacionale”.

Raketat ruse kanë goditur qytete , sulmeve gjatw tw cilave Kievi thotë se janë vrarë dhjetëra persona ditwve tw fundit.

“Nuk janë vetëm sulme me raketa nga ajri dhe deti,” tha të shtunën Vadym Skibitskyi, një zëdhënës i inteligjencës ushtarake ukrainase. “Ne mund të shohim granatime përgjatë gjithë vijës së kontaktit, përgjatë gjithë vijës së frontit. Ekziston një përdorim aktiv i aviacionit taktik dhe helikopterëve sulmues, raporton Reuters.

“Në të vërtetë ka një aktivizim të caktuar të armikut përgjatë gjithë vijës së frontit… Është e qartë se tani po bëhen përgatitjet për fazën tjetër të ofensivës”.

Ushtria ukrainase tha se Rusia dukej se po rigruponte njësitë për një ofensivë ndaj Slovianskut, një qytet simbolikisht i rëndësishëm i kontrolluar nga Ukraina në rajonin lindor të Donetsk.

Ukraina thotë se të paktën 40 njerëz janë vrarë nga bombardimet ruse të zonave urbane në tre ditët e fundit, pasi lufta filloi nga presidenti rus Vladimir Putin më 24 shkurt, transmeton Klankosova.tv

lajme të ngjashme