Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rusia po heton rastin e sulmit në Moskë si sulm terrorist

NULL NULL
22.03.2024 20:29
Pamje nga vendi i ngjarjes. Foto Euronews

Agjencia më e lartë hetimore e Rusisë po heton incidentin e sallës së koncerteve në Moskë si një sulm terrorist.

Në këtë sulm mbeten të vdekur 40 persona, ndërsa mbi 100 u plagosën, njofton SkyNews, transmeton Klankosova.tv.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për të shtënat dhe shpërthimet, dhe ShBA-ja ka thënë se nuk ka “asnjë tregues” se Ukraina ishte e përfshirë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë ka thënë se nëse ShBA-të e dinin me siguri se Ukraina nuk ishte e përfshirë, atëherë duhet të ndajnë çdo informacion që kishte.

“Në çfarë baze zyrtarët në Uashington nxjerrin ndonjë përfundim në mes të një tragjedie për pafajësinë e dikujt?”, tha Maria Zakharova.

lajme të ngjashme