Rusia përforcon rajonin e Kurskut me trupa dhe tanke NULL NULL 10.08.2024 16:44 10.08.2024 16:44 Foto nga ministria e Mbrojtjes e Rusisë Rusia ka nisur të forcojë Kurskutin me forca të reja. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë publikoi të shtunën pamjet që tregojnë ato që pretendon se janë tanke, trupa dhe sisteme artilerie të dislokuara në rajonin perëndimor të vendit, Kursk, në një përpjekje për të luftuar forcat e armatosura ukrainase që sulmuan zonën në fillim të kësaj jave. Kremlini publikoi pamje të tjera që pretendohet se tregojnë helikopterë, avionë luftarakë dhe drone që godasin objektivat në zonat pyjore, raporton euronews, transmeton Klankosova.tv. Dje, presidenti rus, Vladimir Putin u takua me zyrtarë qeveritarë për të diskutuar situatën e afërt në Kursk, ku një inkursion i shpejtë dhe i mprehtë ukrainas në rajonin Kursk të Rusisë të martën ekspozoi dobësitë e Kremlinit.