Rusia paralajmëron ShBA-në në rast se ndihmojnë ushtarakisht Izraelin NULL NULL 18.06.2025 16:46 18.06.2025 16:46 Rusia ka paralajmëruar ShBA-në kundër ofrimit të çdo forme ndihme të drejtpërdrejtë ushtarake për Izraelin. Siç raporton Reuters, zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov tha se një ndihmë nga Uashingtoni do ta destabilizonte rrënjësisht të gjithë situatën. “Ne e paralajmërojmë Uashingtonin kundër opsioneve spekulative dhe teorike të ndihmës së drejtpërdrejtë ushtarake për Izraelin. Një hap i tillë do ta destabilizonte rrënjësisht të gjithë situatën”, tha zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov për agjencinë e lajmeve Interfax, transmeton Klanksoova.tv Komentet e tij erdhën disa ditë pasi Izraeli nisi një seri sulmesh ajrore masive ndaj objektivave iraniane më 13 qershor. Autoritetet izraelite thanë se të paktën 24 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur që atëherë në sulmet me raketa iraniane. Ndërkohë, në Iran, 585 persona janë vrarë dhe më shumë se 1,300 janë plagosur në sulmin izraelit, sipas raportimeve të mediave iraniane. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Trumpi së shpejti në Dhomën e Situatave për përfshirjen e mundshme në konfliktin Izrael-Iran 25 minuta më parë