Rusia i quan të motivuara politikisht akuzat për doping NULL NULL 10.11.2015 18:19 10.11.2015 18:19 Zyrtarët rusë kanë mohuar pretendimet se atletët e shtetit janë të përfshirë në një program dopingu. Kremlini ka mohuar pretendimet se atletët e tij janë të përfshirë në një program dopingu, duke i quajtur akuza të pabaza, ndërsa zyrtarët e anti-dopingut në Rusi e kanë quajtur këtë veprim “goditje politike”. Figura e Rusisë si superfuqi botërore në sport është pjesë e planit të Vladimir Putinit për ta ndërruar figurën e vendit dhe pretendimet e Agjencisë Botërore Anti-Doping e kanë goditur rëndë këtë gjë, transmeton Klan Kosova. “Shpresoj që kjo të mos e prekë moralin e atletëve”, ka thënë Vladim Zelichnok, drejtor i Federatës së Atletikës së Rusisë, duke folur në lidhje me këto pretendime. “Ka elemente të një prapavije politike sepse ato gjëra që ishin në raport janë sqaruar në mënyrë të tillë që le hapësirë për dyshime që mund të ketë pasur ndikime politike”. Agjencia Botërore Anti-Doping ka sugjeruar që Rusia të suspendohet nga garat ndërkombëtare. Nikolai Durmanov, ish-shef i Agjencisë Ruse Anti-Doping i ka quajtur petendimet si komplet të motivuara politikisht. Veç këtyre akuzave, Rusia është edhe duke u përballur me akuza nga politikanë të Europës së ka ka ndikuar në mënyrë të ndryshme për të fituar të drejtën për të organizuar Kupën e Botës në futboll të vitit 2018. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Deklarata e Olti Hysenit, Sadiku: Më vjen keq që një fëmijë u linçua publikisht (VIDEO) 41 minuta më parë