Rusia i frikësohet një humbjeje tjetër në Lindjen e Mesme nga konflikti i Iranit me Izraelin NULL NULL 18.06.2025 07:30 18.06.2025 07:30 Pas nisjes së Operacionit “Luani që Ngrihet” nga Izraeli, zyrtarët rusë e cilësuan përshkallëzimin në Lindjen e Mesme si “alarmues” dhe “të rrezikshëm”. Megjithatë, mediat ruse theksuan disa përfitime të mundshme për Moskën: rritjen e çmimit të naftës dhe zhvendosjen e vëmendjes nga lufta në Ukrainë. Disa madje shkruan se “Kievi është harruar”. Rusia gjithashtu ka ofruar të ndërmjetësojë në konflikt, për të forcuar imazhin si faktor paqeje në rajon. Por analistët rusë paralajmërojnë se konflikti mund të sjellë kosto serioze për Moskën. Rusia nuk arriti ta ndalojë sulmin izraelit mbi Iranin, partnerin strategjik me të cilin kishte nënshkruar një marrëveshje vetëm pesë muaj më parë – marrëveshje që nuk përfshin detyrim ushtarak. Humbja e Bashar al-Assad në Siri vitin e kaluar ka qenë një goditje për Rusinë. Rreziku për të humbur edhe Iranin e bën situatën edhe më shqetësuese për Kremlinin. Ndërkohë, presidenti Putin po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut, ku pritet të japë sinjale mbi pozicionin e Rusisë ndaj krizave globale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ekskluzive: ‘Beqë fajdexhia’ i Prizrenit arrestohet në Prishtinë para nisjes së gjykimit ndaj të birit për tentim vrasje 1 minutë më parë
Lajme Kryediplomati izraelit i shkruan OKB-së: Sulmet ndaj Iranit janë mjeti i fundit 19 minuta më parë
Kosova Ekskluzive: Prokurori propozoi 50 mijë € dorëzani për Rexhepin pas kërkesës së avokatit, ky është vendimi i Gjykatës për lirim 27 minuta më parë