Rusia humbet mbi 2 mijë trupa për 24 orë, thotë Ukraina NULL NULL 29.11.2024 17:54 29.11.2024 17:54 Një pamje tregon një ndërtesë banimi shumëkatëshe të dëmtuar pas një sulmi të supozuar me dron ukrainas, në Ramenskoye në rajonin e Moskës, Rusi, 10 shtator. REUTERS Rusia ka humbur mbi 2,000 trupa në 24 orët e fundit, duke arritur kështu në shifrën më të lartë të humbjeve ditore, ka thënë ushtria ukrainase. Në këtë periudhë u shkatërruar edhe mbi 300 armë dhe pajisje ushtarake, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura në komunikatën ditore, transmeton Klankosova.tv. Kjo shifër, sipas “The Telegraph”, nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur dhe humbjet në fushëbeteja është vështirë të maten. Kjo e fundit e tejkalon shifrën e mëparshme prej 1,950 humbjesh nga pala ruse, shifër kjo e regjistruar nga Ukraina më 12 nëntor. Ky lajm vjen në kohën kur Rusia po vazhdon të sulmojë Ukrainën në lindje, duke lansuar mbi 100 sulme në pjesët më strategjike në Pokrovsk dhe Kurakhove. /Klankosova.tv