Rusia duhet të përqendrohet në tregti e jo në luftë, thotë Trumpi NULL NULL 14.07.2025 18:10 14.07.2025 18:10 Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Moska duhet ta rikthejë ekonominë e Rusisë në rrugën e duhur. Ai tha se Rusia ka “potencial të jashtëzakonshëm” dhe shtoi se duhet t’i përdorë burimet e saj për tregti dhe jo për luftë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. “Unë flas shumë me të”, u shpreh Trumpi për presidentin rus, Putin. Ai u shpreh se bisedat janë të këndshme, por shtoi se ajo “nuk do të thotë asgjë” pasi sipas Trumpit, raketat godasin qytetet.