Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rusia akuzohet për vrasjen e të burgosurve ukrainas të luftës

NULL NULL
03.12.2023 20:34
Vrasje e te burgosurve
Vrasje e te burgosurve

Ukraina ka nisur një hetim pasi u shfaq një video që supozohet se tregon trupat ruse duke vrarë dy ushtarë ukrainas të cilët ishin dorëzuar.

Prokurorët ukrainas thonë se pamjet tregojnë “një grup njerëzish me uniforma ruse” që qëllojnë ukrainasit e paarmatosur nga një distancë e afërt.

Prokurorët thonë se vrasja e robërve të luftës është një “shkelje e rëndë” e ligjeve dhe zakoneve të konfliktit.

Videoja nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur. Rusia nuk ka komentuar, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt 2022, si Kievi dhe Moska kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të konventave të Gjenevës – një grup ligjesh ndërkombëtare humanitare që rregullojnë zhvillimin e konfliktit të armatosur dhe veçanërisht trajtimin e të burgosurve.

lajme të ngjashme