Rukiqi akuzon VV-në: Asnjëherë s’ka qenë qëllimi arritja e konsensusit apo një marrëveshje për presidentin NULL NULL 20.04.2026 14:48 20.04.2026 14:48 Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka deklaruar se kreu i VV-së, kryeministri Albin Kurti, nuk ka pasur synim që të arrijë një marrëveshje për presidentin. Sipas Rukiqit, i vetmi qëllim ka qenë që kjo pozitë t’i takojë Vetëvendosjes ose të mbahen zgjedhjet e reja. “Asnjëherë nuk ka qenë qëllimi arritja e konsensusit apo një marrëveshje për presidentin. Qëllimi ka qenë i qartë: ose president nga VV, ose vendi shkon në zgjedhje.” LDK ka refuzuar ofertat e Kurtit në mënyrë që të dakordohen për presidentin. Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, tha se nuk do të takohet më me Kurtin pas dështimit të bisedimeve. “U përpoqa, provova, nuk arrita, fatkeqësisht. Tani do t’i kthehem LDK-së dhe do t’i kthehem misionit të madh të bashkimit të së djathtës brenda LDK-së”, ka thënë Abdixhiku pas takimit, duke përsëritur qëndrimin e partisë së tij, që një subjekt nuk mund t’i udhëheqë tre institucionet kryesore në vend: Kuvendin, Qeverinë dhe Presidencën. Sipas tij, Kurti ka insistuar që pozita e presidentit t’i mbetej partisë së tij.