Rudari: S’po bëjmë fushatë zgjedhore, ata që po bëjnë do ta marrin përgjigjen nga votuesi (VIDEO) NULL NULL 14.11.2020 00:14 14.11.2020 00:14 Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari, ka treguar se si është situata në këtë qytet që është klasifikuar si “zonë e kuqe” për sa i përket situatës epidemiologjike. Ai ka thënë po ashtu se të gjitha masat e ndërmarra nga qeveria janë duke u zbatuar, si nga institucionet ashtu edhe nga qytetarët. “Sigurisht që nga ora 19:00, që kur kanë hyrë ne fuqi masat e reja, institucionet e sigurisë dhe të tjerat, por edhe qytetarët po i respektojnë më përpikmëri masat e qeverisë edhe pse nuk janë të lehta dhe janë shtrënguese, sidomos për bizneset – në veçanti për gastronominë janë të rënda”. “Me aq sa kam informacione deri më tani nuk ka pasë asnjë problem. Një ditë ose dy më herët kam pasë takim me përfaqësuesit e gastronomisë dhe kam dëgjuar shqetësimet e tyre dhe bashkëndjej, edhe sonte, me ta, sepse nga bizneset janë më të dëmtuarit”. Ai, në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë se Komuna e Podujevës është në zonën e kuqe me 282 raste aktive. Situata në Podujevë është pak më ndryshe, pasi në këtë qytet pritet që së shpejti të ketë edhe zgjedhje për kryetar të komunës. Por, a po zhvillohet fushata zgjedhore ku edhe Nexhmi Rudari është kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës? “Asesi unë si kandidat dhe subjekti im nuk jemi duke bërë fushatë siç po bëjnë disa subjekte të tjera politike në Komunën e Podujevës, madje vijnë edhe deputetë dhe kryetar partish nga qendra. Shkojnë nëpër oda sikur të ishte dasmë duke i shkelur të gjitha rregullat, pasi dihet se ndalohen grumbullimet mbi pesë persona. Ne nuk do ta bëjmë këtë derisa të jemi në këtë situatë, derisa të tjerët do ta marrin përgjigjen nga votuesi, sepse shëndeti i qytetarëvë duhet të jetë në radhë të parë”.