Rubio: Fundi i luftës në Iran është afër NULL NULL 01.04.2026 07:12 01.04.2026 07:12 Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, thotë se ShBA-ja po shkëmben mesazhe me Iranin dhe se fundi i luftës është afër. “Po zhvillohen bisedime”, i tha ai Sean Hannity në Fox News, transmeton Klankosova.tv. “Ekziston mundësia për një takim të drejtpërdrejtë në një moment të caktuar. Ne gjithmonë do të jemi të hapur për këtë”. Por, shton ai, Presidenti Trump nuk do të lejojë që “negociatat e rreme të përdoren si taktikë vonese, për të blerë më shumë kohë”. Ndërsa thotë se nuk dëshiron të vendosë një afat kohor, megjithatë shtoi: “ne mund ta shohim vijën e finishit”. Sekretari gjithashtu kritikon NATO-n, duke thënë se ShBA mund të duhet të rishqyrtojë nëse aleanca “që i ka shërbyer mirë këtij vendi për një kohë ende po i shërben atij qëllimi”.