Rubikon: Matjet e fundit të opinionit publik (VIDEO) NULL NULL 22.09.2022 21:00 22.09.2022 21:00 21.29| Opinioni publik: VV, 37.10%; LDK, 22.20%; PDK, 18.80% dhe AAK 7.80% Sipas sondazhit të fundit të përgatitur nga instituti “Pipos”, nëse zgjedhjet do të mbaheshin tash, Lëvizja Vetëvendosje do të fitonte 37.10 përqind të votave. Sipas këtyre matjeve që janë shpalosur në Rubikon, të cilat janë bërë vikendin e kaluar, e që kanë marrë pjesë 1 mijë e 50 respondentë, LDK do të dilte e dyta me 22.20 përqind, ndërkaq në vendin e tretë me 18.80 përqind është PDK, njofton Klan Kosova. Në vendin e katërt është AAK me 7.80 përqind. Lista Guxo është me 1.60 përqind, dhe Nisma e AKR me nga 0.60 përqind. Ndërkaq më poshtë i gjeni të dhënat se si janë përgjigjur ata se si kanë votuar herën e fundit: 21.23| PIPOS: Sipas qytetarëve, qeveria fajtori kryesor për reduktime Qeveria e Kosovës del të jetë fajtore për reduktimet e energjisë elektrike që pritet të bëhen gjatë stinës së dimrit. 36.9 për qind e qytetarëve e kanë lënë fajtore qeverinë sipas një hulumtimi nga PIPOS, njofton Klankosova.tv. 29.5 për qind e qytetarëve kanë vlerësuar se menaxhimi jo i duhur i energjetikës ndër vite, 21.1 për qind e qytetarëve e kanë thënë se fajtor për reduktimet është lufta në Ukrainë. 4.7 për qind kanë fajsuar Korporatën Energjetike të Kosovës, 3.7 për qind kanë thënë se është tjetër arsye ndërsa 4.1 kanë refuzuar të japin një arsye. Kjo matje e opinionit publik është realizuar me 1,050 respondentë dhe prezantuar ekskluzivisht në Rubikon në Klan Kosova. 21.15| A është Kosova duke ecur në drejtim të duhur? Kështu përgjigjen qytetarët 16.5 për qind e qytetarëve janë përgjigjur se nuk janë të sigurt, për dallim nga 41.2 për qind që janë përgjigjur se Kosova nuk po shkon në drejtimin e duhur. Por, 34.6 për qind në matjet e opinionit publik, të realizuara nga PIPOS, janë përgjigjur pozitivisht se vendi po shkon në drejtimin e duhur, për dallim nga 7.7 për qind që kanë refuzuar të përgjigjen. Kjo matje e opinionit publik është realizuar me 1,050 respondentë dhe prezantuar ekskluzivisht në Rubikon në Klan Kosova. 21.03| Hulumtimi i PIPOS: 55.5 për qind e qytetarëve mendojnë se sindikata është përgjegjëse për grevën Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e kanë bërë përgjegjëse për grevën 55.5 për qind e qytetarëve. Qeveria e Kosovës në matjet e opinionit publik të realizuara nga PIPOS del se është përgjegjëse për 37.1 për qind të qytetarëve. Ndërsa 3.5 përqind vlerësojnë se është tjetër kush përgjegjës për grevën teksa 3.9 për qind kanë refuzuar të japin një mendim për këtë çështje. Kjo matje e opinionit publik është realizuar me 1,050 respondentë dhe prezantuar ekskluzivisht në Rubikon në Klan Kosova. Rubikon: Matjet e fundit të opinionit publik (VIDEO) Ekskluzivisht në Rubikon sonte janë duke u prezantuar të dhënat më të fundit të matjeve të opinionit publik mbi qëndrimet e qytetarëve për partitë politike dhe liderët e tyre, grevat në arsim, energjinë, emigrimin dhe shumë tema të tjera aktuale. Sa për qind të votave do t’i merrnin partitë politike nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot? Çfarë note ua japin qytetarët Vjosa Osmanit, Albin Kurtit, Memli Krasniqit, Lumir Abdixhikut e Ramush Haradinajt? Sindikatat apo qeveria, kush sipas qytetarëve është përgjegjës për grevën në arsim? Kush ka përgjegjësi për krizën energjetike? Këto dhe të tjera po prezantohen në Klan Kosova nën komentimin e Laura Kryeziut, Rrahman Paçarizit, Ilir Ibrahimit, Dardan Sejdiut dhe Gazmir Racit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025