RTCG: Ky është i dyshuari për vrasjen e shumëfishtë në Cetinje NULL NULL 01.01.2025 19:36 01.01.2025 19:36 Vendi i ngjarjes ku dyshohet të kenë mbetur të vrarë 7 persona në Cetinje, Mal i Zi. Foto: RTV Cetinje I dyshuari për vrasjen e sotme të shumëfishtë në Cetinje të Malit të Zi është Aco Martinoviq (45 vjeç) nga po ky qytet dhe është në arrati. Siç raporton transmetuesi publik i Malit të Zi (RTCG), ai sot pas një përleshjeje në një kafene në Cetinje vrau shumë persona, e më pas u arratis. Policia ka apeluar te qytetarët e Cetinjes që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Sipas njoftimeve të mediave në Mal të Zi, dyshohet se të vrarë kanë mbetur 7 persona, ndërsa thuhet se në mesin e tyre janë edhe dy fëmijë. Ndërkaq, disa raportime tjera thonë se i dyshuari ka vrarë, mes tjerash, edhe prindërit e tij. /Klankosova.tv