Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rruga për Bjeshkët e Moknës, Durmishi i thotë Abdixhikut “Mos mashtro”

NULL NULL
04.08.2024 14:50
Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Hysen Durmishi
Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Hysen Durmishi

Rruga për në Bjeshkët e Moknës në Istog, ka nxitur një debat mes kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhikut dhe zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishit.

Përderisa Abdixhiku këtë investim e paraqiti si investim të komunës që udhëhiqet nga njeriu i partisë që ai drejton, Durmishi tha se ky është një projekt që po realizohet nga ekzekutivi qendror.

“Lumir mos mashtro!”, e porosti Durmishi, Abdixhikun.

“Që në mëngjes, nga Istogu, e nise ditën me mashtrime. Rruga e Moknës nuk është projekt lokal por komplet investim i ministrisë tonë”, tha numri dy i Ministrisë së Infrastrukturës.

lajme të ngjashme