Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rruga e “rrezikshme” Pejë-Kuqishtë, banorët e bizneset kërkojnë ndërhyrje (VIDEO)

NULL NULL
02.02.2026 07:35
Pamje nga vendi ku ndodhi rënia e gurit mbi një veturë

Një incidenti djeshëm ka nxjerrë në pah rrezikun e madh që paraqet rruga Pejë-Kuqishtë, pasi një gur i madh ka rënë mbi një veturë që ishte në lëvizje, fatmirësisht pa shkaktuar lëndime të rënda për familjen.

Valdrin Daci, korrespondent i Klan Kosovës, raportoi në emisionin “Ora 7” se rëniet e gurëve dhe shembjet e dheut janë një fenomen i shpeshtë në këtë pjesë të rrugës, duke krijuar rrezik për ata që kalojnë aty.

“Banorët janë jashtëzakonisht të revoltuar për atë që po ndodh. Edhe bizneset e zonës kanë bërë disa herë apel për vëmendje më të madhe ndaj gjendjes së kësaj rruge, por deri tani nuk kemi parë hapa konkretë për përmirësim”, tha Daci. /Klankosova.tv

Ndiqni raportimin e plotë:

Gur i madh bie nga lart në rrugën Pejë-Kuqishtë, dëmtohet rëndë një veturë (VIDEO)

 

lajme të ngjashme