Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rruga “2 Korriku” në Prishtinë bëhet me kalldrëm (VIDEO)

NULL NULL
15.04.2023 20:32
kalldrem kubeza

Asfalti u hoq e kalldrëmi zuri vend. Shtrimin e udhës “2 korriku” me kubëza po e pëlqejnë kryeqytetasit që thonë se përmes tyre do ta kujtojnë Prishtinën e vjetër.

Punët që po kryhen këtu nuk po ju pengojnë pronarëve të lokaleve në këtë pjesë me të cilët u diskutua paraprakisht, raporton Klan Kosova.

E nga komuna treguan se janë marrë vesh që shkallët dhe pjesa e mbulesave rreth kafiterive të jetë uniforme.

Drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi, bëri të ditur edhe se kanë bërë ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit atmosferik.

Ndërkohë, brenda rrugës do të ketë edhe zona të gjelbra e ndriçim.

Punimet nisën më 3 prill dhe planifikohet të kryhen brenda këtij muaji. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

lajme të ngjashme