Rrufeja vret 14 persona në Ugandë, të gjithë ishin fëmijë NULL NULL 03.11.2024 13:48 03.11.2024 13:48 Vendi ku goditi rrufeja, foto nga oxfam Një rrufe goditi një kamp refugjatësh në Ugandë, ku si pasojë mbetën të vdekur 14 persona, thotë policia e vendit. Ata thonë se viktimat po ndiqnin një shërbesë kishtare të shtunën në mbrëmje kur rrufeja goditi. 34 persona të tjerë u lënduan. Një zyrtar i tha radios lokale se të gjithë ata që vdiqën ishin fëmijë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Incidenti ndodhi në vendbanimin e refugjatëve Palabek në veriperëndim të vendit. Kohët e fundit në zonë janë parë reshje të dendura shiu me bubullima dhe vetëtima.