Rrudhani ndëshkohet me të kuq, Luzerni eliminohet nga Kupa e Zvicrës NULL NULL 15.09.2024 20:59 15.09.2024 20:59 Ishte më i mirin ë fushë në fitoren 0:4 të Kosovës kundër Qipros në Nations League. Por, të njëjten gjë s’mund ta themi edhe sot kun ë Kupën e Zvicrës, Luzerni u përball me Araun. Donat Rrudhani, u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve. Kartonin e pare të verdhë, Rrudhani e mori në minutin e 17-të derisa të dytin në të 70-tën, duke u detyruar ta lë fushën para kohes. Gjithashtu skuadra e tij u eliminua nga Kupa e Zvicrës pasi u mposht minimalisht nga Arau, skuadër kjo ku luajnë po ashtu edhe disa futbollistë shqiptarë si: Milot Avdyli, Valon Fazliu e Izer Aliu.