Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rritja e çmimit të rrymës, Dhoma e Tregtisë jep mbështetje për protestën e thirrur më 5 prill

NULL NULL
04.04.2025 14:45
Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka dhënë mbështetjen e saj për protestën e thirrur më 5 prill për të kundërshtuar rritjen e paralajmëruar të çmimit të energjisë.

Që nga ditët e para kur është përmendur rritja e çmimit të energjisë, DhTIK ka ngritur alarmin duke u kërkuar institucioneve që të veprojnë për ta parandaluar një veprim të tillë, transmeton Klankosova.tv.

“Bizneset dhe qytetarët nuk duhet të dënohen për shkak të dështimit të institucioneve që të sjellin investime në prodhim të energjisë apo shkaku i dështimit të mirëmbajtjes më kohë të stabilimenteve energjetike”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Dhomës së Tregtisë.

DhTIK po ashtu ka ritheksuar se rritja e paralajmëruar e çmimit të energjisë do të ketë ndikim negativ zinxhirë, pra do të ulë të hyrat e biznesit e për pasojë do ulen edhe të hyrat e buxhetit, do rrezikohen vendet e punës, si dhe bizneset pa dashjen e tyre, do të detyrohen të rrisin çmimin e produkteve, duke u vënë në situatë të vështirë karshi konkurrencës nga jashtë.

“Në takimet e shumta që kemi mbajtur me bizneset tona anëtare, shumë prej tyre kanë plane për të investuar apo rritur kapacitetin e prodhimit të energjisë nga era dhe dielli, por se këtë po e pamundësojnë ligjet dhe rregulloret e ZRRE-së. Një pengesë e madhe është bërë edhe Ligji për Pronën Publike, i cili ka pamundësuar rritjen e investimeve në  prodhim të energjisë dhe sjelljes së investimeve të huaja”.

“Ne po ashtu jemi kundër propozimit të Ministrisë së Ekonomisë për shtimin e numrit të brezave (blloqeve) të konsumit për mbi 800 kWh. Me këtë rast DhTIK fton të gjitha bizneset që t’i bashkohen protestës”, shton kjo Dhomë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.