Rritet vlera e kriptovalutave, i prin Bitcoini NULL NULL 15.07.2024 09:53 15.07.2024 09:53 Bitcoin Tregjet e kriptomonedhave u rritën këtë të hënë, të udhëhequr nga Bitcoin, pas tentativës për vrasje të kandidatit për president të ShBA-së, Donald Trump, i cili e ka paraqitur veten si kampion i kriptomonedhës, për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Trump u qëllua në vesh gjatë sulmit në një tubim në Pensilvani të shtunën. Fushata e tij tha se ai po ndihet mirë. Disa investitorë besojnë se sulmi i forcoi shanset e tij për të rifituar Shtëpinë e Bardhë, transmeton Klankosova.tv.