Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rritet shkalla e infeksionit me Covid-19 në Gjermani

NULL NULL
10.05.2020 17:11

Gjermania ka shënuar rritje të numrit të të infektuarve nga koronavirusi.

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi ky vend filloi me lehtësimin e masave anti-Covid.

Sipas një studimi nga Rober Koch Institut, një person mund ta bartë virusin në më shumë se një person.

Shkalla e infektimit ishte më e ultë.

Mijëra gjermane protestuan të shtunën duke kërkuar duke kërkuar dhënien fund të të gjitha masave të izolimit, të cilat qeveria gjermane i ka vendosur për të parandaluar përhapjen e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas bisedimeve që kishte me drejtuesit e 16 landeve të Gjermanisë, njoftoi të mërkurën një relaksim të gjerë të kufizimeve.

Vendimi përfshinte rihapjen e dyqaneve, kthimin gradual të nxënësve në shkolla dhe rifillimin e ndeshjeve të futbollit të Bundesligës gjermane.

Të dielën, Instituti Robert Koch raportoi se numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 169 mijë e 218 ndërsa i viktimave 7 mijë e 395.

lajme të ngjashme