Rritet sërish çmimi i naftës e benzinës në Shqipëri NULL NULL 05.07.2022 13:31 05.07.2022 13:31 Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për shitjen e karburanteve. Duke nisur nga e martë, çmimi i shitjes së naftës do të jetë 252 lekë/litri nga 243 lekë/litri që ishte 4 ditë më parë. Çmimi i shitjes së benzinës do të jetë 241 lekë/litri nga 235 lekë/litri që ishte ndërsa çmimi i shitjes së gazit të lëngshëm nuk ndryshon me 81 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot datë 5 korrik ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes./euronews