Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

RrGK mirëpret dënimin e përjetshëm ndaj Krivaqës, ndaj Sejdiut i ulët

NULL NULL
04.08.2023 12:55

Rrjeti i Grave të Kosovës, e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut për vrasjen e Marigona Osmanit.

Megjithatë RrGK mendon se dënimi prej 15 vjet burgim kundër Arbër Sejdiut është i ulët  për veprën dhe pasojat që janë shkaktuar dhe të njëjtit është dashur që t’i shqiptohet dënimi kapital prej 25 vjetësh sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“RrGK do të analizojë vendimin për lirim nga aktakuza për dhunim dhe do të monitorojë rastin në instanca të tjera që vendimi i Gjykates Themelore ndaj Dardan Krivaqës të mos ndryshojë”, thuhet në reagim.

“RrGK mbetet e hapur ndaj bashkëpunimit dhe ndihmës për viktimat e dhunës me bazë gjinore përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet relevante. Nëse keni nevojë për ndihmë juridike falas për rastet e dhunës me bazë gjinore, apo njihni dikë që ka nevojë, na kontaktoni në numrin: 048 105 800”.

lajme të ngjashme