Rreziqet nga lentet e kontaktit NULL NULL 12.03.2019 19:30 12.03.2019 19:30 Lentet mund të shtojnë rrezikun që të përfundoni në spital dhe të humbni shikimin. Sipas mjekëve britanik, bartja e lenteve të kontaktit me ngjyra kanë një rrezik të veçantë që mund të shkaktojë dëme afatgjate, transmeton Klan Kosova. Këshilli i Përgjithshëm Optik britanik paralajmëron se mos kontrolli i sigurisë me rastin e blerjes së lenteve mund të shkaktojë probleme serioze për sytë. Specialistët këshillojnë publikun që të mos flenë me lente kontakti dhe të mos lejojnë asnjëherë që lentet e tyre të bien në kontakt me ujin. Ata thonë se dëmtimi i syve nga lentet kozmetike vjen edhe si pasojë e bartjes së tyre nga më shumë se një person. “Mos njohja e përdorimit bazik të lenteve të kontaktit mund t’ju vë në rrezik të lartë nga lëndimet e syrit, infeksioneve dhe në rastet më të këqija edhe humbjen e shikimit. Kornea është delikate dhe mund të dëmtohet nga vendosja jo e rregullt e lenteve të kontaktit. Kjo mund të ekspozojë në sy edhe infeksione të këqija”, thonë mjekët.