Rrëzimi i helikopterit në Kenia vret shefin e ushtrisë së vendit NULL NULL 18.04.2024 19:32 18.04.2024 19:32 Presidenti Ruto shihet me shefin e Forcave të Mbrojtjes Kenia, gjeneral Francis Ogolla në këtë foto më 28 shkurt Shefi ushtarak i Kenias, gjenerali Francis Omondi Ogolla, ka vdekur pasi helikopteri ushtarak ku ai gjendej u rrëzua, ka njoftuar presidenti. Gjenerali Ogolla ishte në helikopter së bashku me njëmbëdhjetë ushtarakë të tjerë. Vetëm dy persona mbijetuan, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Në një konferencë për shtyp, presidenti i vendit, William Ruto tha se ishte një “moment tragjik”. Ai më herët kishte thirrur një mbledhje urgjente të këshillit të sigurimit të vendit. Ekipet e shpëtimit dhe rikuperimit janë dërguar në vendin e rrëzimit.