Rreth 800 mijë palestinezë ikën në jug të Gazës NULL NULL 07.11.2023 08:47 07.11.2023 08:47 Rreth 800 mijë njerëz kanë dëgjuar urdhrat e ushtrisë izraelite për të ikur në jug të Gazës. Por sulmet e vazhdueshme izraelite në Gaza qendrore dhe jugore – zona e supozuar e sigurt – vranë dhjetëra njerëz të dielën. Pas një sulmi tjetër dje, të paktën dy persona u vranë, sipas një reporteri të Associated Press në vendngjarje, raporton The Independent, transmeton Klankosova.tv. Të hënën, palestinezët mbajtën një funeral masiv për 66 persona jashtë një morgu spitalor në qytetin qendror të Deir al-Balah.