Rreth 200 mbajtës të pasaportave britanike besohet të jenë në Gaza NULL NULL 03.11.2023 23:13 03.11.2023 23:13 Rreth 200 mbajtës të pasaportave britanike besohet të jenë në Gaza. Qindra njerëz me shtetësi të dyfishtë janë lejuar të largohen nga zona e luftës ditët e fundit, për herë të parë që nga fillimi i konfliktit. Në Mbretërinë e Bashkuar, Ministria e Jashtme thotë se ende nuk është informuar për ndonjë shtetas britanik të vrarë në Gaza, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Por James Cleverly, sekretari i jashtëm, paralajmëroi se “fluksi i informacionit ndërpritet shpesh” dhe “nganjëherë marrim informacione kontradiktore”. Duke folur për gazetarët këtë mbrëmje, ai tha se një numër i shtetasve britanikë kanë kaluar nëpër vendkalimin Rafah dhe në Egjipt – por nuk do të sqaronte se sa.