Rreth 2 mijë gjoba e 45 aksidente gjatë javës së kaluar në Ferizaj NULL NULL 01.09.2025 09:55 01.09.2025 09:55 Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar një numër të madh gjobash për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.Në komunikatën për media bëhet e ditur se gjatë javës së kaluar, nga data 25-31.08.2025, janë shqiptuar 1 mijë e 805 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 30 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar po ashtu gjithsej 45 aksidente, nga të cilat, 20 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 22 persona, dhe 25 aksidente me dëme materiale, transmeton Klankosova.tv. Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.