Rreth 13 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë NULL NULL 16.04.2021 08:43 16.04.2021 08:43 Që nga shfaqja e rasteve të para me koronavirus në Kosovë në marsin e vitit të shkuar numri i të prekurve me këtë virus ka arritur në 100 mijë e 135. Ndërkaq, janë regjistruar 2 mijë e 39 raste të vdekjes, transmeton Klan Kosova. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 85 mijë e 196 raste, kurse i rasteve aktive është 12.900.