Rrëmbimi në veri, Fetoshi thotë se ndaj viktimës ka pasur edhe sulme të tjera (VIDEO) NULL NULL 04.11.2025 07:36 04.11.2025 07:36 Arben Fetoshi nga Octopus mbrëmë në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur për rastin e rrëmbimit në veri, duke thënë se kemi të bëjmë me një provokim dhe paralajmërim. Në lidhje me personin e rrëmbyer, ai tha se ka qenë i njohur edhe për qëndrime kundër Listës Serbe, përcjell Klankosova.tv. Fetoshi gjithashtu u shpreh se ndaj tij ka pasur edhe sulme të tjera, duke theksuar vendosjen e eksplozivëve në veturën e tij. “Ndërlidhet një provokim që paralajmëron për skenar të ardhshëm të rrezikshëm nga ana e Serbisë”, u shpreh ai.