Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rregullat e Mark Twain për një jetë të (pa)shëndetshme

NULL NULL
02.03.2016 14:00
Shkrimtari Mark Twain, kishte rregulla interesante për jetën.

Duhani: “E kam rregull të mos pi kurrë dy cigare njëkohësisht”.

Alkooli: “Sa për alkoolin, nuk kam asnjë rregull. Kur të tjerët pinë më pëlqen t’i ndihmoj”.

Shëndeti: E vetmja mënyrë për të qenë i shëndetshëm është të hash ato që nuk të hahen, të pish ato që s’të pëlqejnë dhe bësh gjëra që s’do të doje t’i bëje”.

Dieta: “Barku plot ka pak vlerë kur mendja dhe zemra janë të uritura”.

Fizkultura: “Nuk jam marrë kurrë me ushtrime fizike dhe nuk kam ndërmend ta bëj një gjë të tillë. E urrej fizkulturën! Dhe nuk të sjell ndonjë dobi kur je i lodhur”.

Gjumi: “Të moshuarit zgjohen herët sepse kanë bërë kaq shumë të këqija sa nuk mund të mbyllin sy”.

Menaxhimi i zemërimit: “Nëse dikush të fyen dhe je në dyshim nëse e kishte me qëllim ose jo, mos kalo në masa ekstreme. Thjesht kap shansin dhe vishja me grusht”.

Pozitiviteti: “Miq të mirë, libra të mirë dhe ndërgjegje e pastër: kjo është jeta ideale”.

Edukimi: Në fillim Zoti bëri idiotët, sa për të mësuar dorën. Pastaj bëri bordet shkollore”.

Fëmijëria: “Është mirë t’u bindesh rregullave kur je i vogël, kështu do të jesh në gjendje t’i thyesh kur të rritesh”.

Romanca: “Kur kërkon dashurinë, mendo me zemër, jo me mendje”.

Moda: “Veshja bën njeriun. Lakuriqësia ka pak ose aspak ndikim në shoqëri”./botimeshqip/

lajme të ngjashme