Rrëfimi i Leonora Kozmaqit, të cilën e gjeti britaniku që e fotografoi gjatë luftës (VIDEO) NULL NULL 17.02.2022 10:18 17.02.2022 10:18 Leonora Kozmaqi ka ndarë një rrëfim emocionues me shikuesit e emisionit “Ora 7” në Klan Kosova. Në kohën e luftës, më saktësisht në vitet 1997-1998, Leonora që atëherë ishte dy vjeçe, u fotografua nga një fotoreporter britanik në një kamp të Maqedonisë së veriut. Pas shumë vjetësh, ajo vihet në kontakt më të pasi fotoreporteri i shkroi në rrjete sociale duke i kërkuar ta konfirmonte nëse vajza në imazhin emocionues të shkrepur nga dora e tij, ishte ajo. “Vitin e kaluar më ka kontaktuar dikush. Personi ka qenë fotoreportet britanik, ka qenë prezent në kampin ku ndodheshin shumë shqiptarë të dëbuar me dhunë nga trojet tona. Përmes rrjeteve sociale më kontaktoi dhe më tha ‘përshëndetje, I kam disa fotografi, a mund t’i shohësh dh eta konfirmosh se je ti”. “Gerry Roberts më shkruan dhe unë ia konfirmova që jam unë, pasi ma konfirmoi edhe Nëna. Vazhdoi komunikimi më të dhe më tha se I vjen mirë që jam gjallë. I erdhi mirë që më kishte gjetur”, tha mes tjerash Kozmaqi. Ndiqni rrëfimin e plotë shumë emocionues të Leonorës të përgatitur nga gazetarja Shpresa Sekiraqa. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Deda: Të gjitha bizneset ankohen se viti 2024 ka qenë viti më i rëndë që nga paslufta (VIDEO) 15/01/2025
Kosova Abdixhiku: Qeveria duhet të jetë partnere me bizneset, e jo t'i kërcënojë e kundërshtojë (VIDEO) 15/01/2025