Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tetë vjet pa Adem Demaçin, Hamza: Mbrojtësi më i madh i dinjitetit kombëtar

NULL NULL
26.07.2026 14:08

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka kujtuar akademik Adem Demaçin, në tetëvjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se Demaçi ishte qëndrestari i pathyeshëm, simboli i guximit dhe i sakrificës, mbrojtësi më i madh i të drejtave të njeriut dhe i dinjitetit kombëtar, transmeton Klankosova.tv.

“Ai i kaloi pothuajse tri dekada të jetës në burg, por vetëm fizikisht, sepse angazhimi i tij për çështjen kombëtare është dëshmi e pathyeshmërisë së shpirtit që nuk u dorëzua kurrë përballë padrejtësisë. Mirënjohje, respekt dhe lavdi veprës së Adem Demaçit!”, ka shkruar Hamza.

lajme të ngjashme