Rrahu babain e tij, arrestohet një person në Malishevë NULL NULL 21.10.2022 10:02 21.10.2022 10:02 Është arrestuar një person në Malishevë, pasi i njëjti ka rrahur babain e tij. Në raportin e policisë bëhet e ditur se kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshje, përcjell Klankosova.tv. ” Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar babain e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.